Ndërlidhjet

logo-print

Senati italian miraton reformat


Senati italian ka aprovuar sot një paketë të reformave ekonomike të dizajnuara për të parandaluar falimentimin, derisa kriza e borxheve në eurozonë po përkeqsohet.

Në këto reforma përfshihet edhe shitja e aseteve shtetërore.

Plani do të shkojë tani për aprovimin final në dhomën e ultë të parlmentit, të shtunën ose të dielen. Aprovimi final i kësaj pakete është kushti që ka vënë kryeministri Berluskoni për të dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë Greqia sot pritet të betohet në një qeveri të re të udhëhequr nga kryeministri i ri i përkohshëm, Lukas Papademos, që ka për qëllim të shtyjë përpara reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG