Ndërlidhjet

Patriarku rus Kirill do të takohet me Asadin


Kreu i kishës ortodokse ruse do të udhëtojë për Damaskus këtë fundjavë, për takime që pritet të përfshijnë edhe presidentin sirian, Bashar al-Asad.

Sipas një njoftimi të lëshuar sot nga kjo kishë, Patriarku Kirill, do të takohet me Asadin të dielen.

Kisha nuk e ka lidhur këtë udhëtim në mënyrë të veçantë me dhunën që po vazhdon në Siri, por një zëdhënës i patriarkut, Igor Jakimquk, tha se Kirilli po udhëtonte në një rol paqësor.
XS
SM
MD
LG