Ndërlidhjet

logo-print

Stefanoviq: Marrëveshjet me Prishtinën duhet të zbatohen


Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka deklaruar sot se marrëveshjet e arritura me Prishtinën, nuk janë kundër interesave të serbëve të Kosovës dhe se të gjitha organet shtetërore, në secilin nivel, duhet t’i zbatojnë vendimet e shtetit të tyre.

Këto komente u bënë pasi përfaqësues të serbëve nga institucionet paralele, në pjesën veriore të Kosovës, kanë thënë se marrëveshjet ndërmjet Beogradit e Prishtinës, janë në kundërshtim me interesat e popullit serb dhe se nuk do të lejohet zbatimi i tyre në katër komuna në veri.

“Ne si shtet kemi pamundësuar çfarëdo lëvizje, e cila do ta shkelte Kushtetutën tonë ose do ta vërtetonte të ashtuquajturën shtetësi të Kosovës. Të gjitha të tjerat, janë interpretime të subjekteve të caktuara politike nga veriu i Kosovës, që në këtë moment janë qëllimkëqia dhe të dëmshme për interesin shtetëror të Serbisë”, i tha Stefanoviq agjencisë Beta.
XS
SM
MD
LG