Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 12 nëntorin në vite...


Xhimi Karter
Xhimi Karter
1979 – Pas pushtimit të Ambasadës së SHBA-së në Teheran dhe marrjes peng të 52 diplomatëve amerikanë, presidenti Xhimi Karter ndalon importin e naftës nga Irani.

1927
– Jozef Stalini merr kontrollin e plotë të Bashkimit Sovjetik, përdersia Leon Trotski përjashtohet nga Partia Komuniste.

1927 – Hapet tuneli i parë nënujor “Holland”, i cili lidh Nju Jorkun me Nju Xhërsin.

1933 – Nazistët fitojnë 92 për qind të votave në Gjermani.

1948 – Kryeministri i Japonisë, Hideki Tojo, dënohet me vdekje nga Tribunali për krime lufte.

1972 – Dollari arrin vlerën rekord. Në disa tregje evropiane, ai barazohet me rreth 2.61 marka gjermane.

1984 – Legjenda e “Beatles”, Poll MekKartni, publikon këngën “We all stand together”.

1995 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, kumton se ushtarët amerikanë të stacionuar në Gjermani, do të vendosen në Bosnjë, në kuadër të misionit paqeruajtës.

1999 – Një tërmet i dytë godet Turqinë, vetëm tre muaj pas tërmetit të 17 gushtit, i cili rezultoi me 17,000 të vdekur dhe mijëra të tjerë të pastrehë.

2001 – Aeroplani amerikan “Fluturimi 587” rrëzohet menjëherë pas ngritjes. Ai do të udhëtonte drejt Republikës Dominikane. Të 260 njerëzit në bord humbin jetën, ashtu si edhe pesë të tjerë në tokë. (v.t.)
XS
SM
MD
LG