Ndërlidhjet

Guvernatori Esh takon gazetarët e REL-it dhe VOA-s


Guvernatori i BBG-së (Bordi Transmetues i Guvernatorëve), Viktor Esh, gjatë qëndrimit në Prishtinë ka takuar gazetarët e Radios Evropa e Lirë dhe të Zërit të Amerikës.

Së bashku me gazetarët e të dyja shërbimeve, të gjuhës shqipe dhe serbe, Esh ka diskutuar sfidat që presin shtetin e ri, pavarësia e të cilit u shpall më 17 shkurt, 2008.

Sfidat e bërjes së lajmit në Kosovë dhe ndikimi i mundshëm i transmetimeve ndërkombëtare të SHBA-së në rajon, ishin po ashtu tema diskutimi.

Shefja e Programit për Kosovën e Radios Evropa e Lirë, Arbana Vidishiqi, i ka dorëzuar zotit Esh “Librin vjetor”. Ky i fundit grumbullon materialet e REL-it, të cituara nga mediat e shkruara kosovare.
XS
SM
MD
LG