Ndërlidhjet

Klinton i bëri thirrje Iranit t’u përgjigjet akuzave


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i ka bërë thirrje Iranit që t’u përgjigjet brenda disa ditëve akuzave të Agjencisë Bërthamore të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilave Irani ka punuar në drejtim të krijimit të armëve bërthamore.

Klinton, duke folur në një samit në Honolulu, të premten, ka thënë se administrata e Obamës është duke zhvilluar konsultime me aleatët e saj për masa të reja të mundshme për t’i bërë presion Teheranit rreth kësaj çështje.

Më herët gjatë javës, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, ka lëshuar një raport i cilit thotë se Irani ka bërë përpjekje të zhvillojë armë bërthamore.

Irani, i cili mohon akuzat se po krijon armë bërthamore, e ka dënuar dhe refuzuar këtë raport, por nuk ka ofruar ende hollësi në përgjigje të këtyre akuzave.
XS
SM
MD
LG