Ndërlidhjet

logo-print

Kazakistan: Shpërthim dhe përplasje me armë


Së paku një person është vrarë në një shpërthim dhe përplasje me armë sot në qendër të qytetit Taraz, në Kazakistan.

Agjensioni i lajmeve, Interfax, njofton se shkëmbimi i zjarrit dhe shpërthimi ndodhën jashtë ndërtesës së Komitetit të Sigurisë Kombëtare në jug të Kazakistanit, dhe citon korrespondentin e saj në vendin e ngjarjes të ketë thënë se policia "ka hequr një trup nga një çantë e zezë".

Ndërsa agjensioni i lajmeve, RIA, citon dëshmitarët të kenë thënë se tre njerëz janë vrarë.

Shërbimi i Radios Evropa e Lirë në Kazakistan, thotë se zyrtarë të policisë kanë refuzuar të komentojnë lidhur me incidentin apo numrin e viktimave.
XS
SM
MD
LG