Ndërlidhjet

WP: Obama dhe Erdogan gjejnë interesat e përbashkëta


Barak Obama (djathtas) dhe Taip Rexhep Erdogan(majtas)

Barak Obama (djathtas) dhe Taip Rexhep Erdogan(majtas)

"Washington Post"


Vetëm vitin e kaluar, raportet amerikano-turke ishin të trazuara, me mospajtimet për një numër çështjesh-siç janë për shembull raportet e Turqisë me Izraelin dhe si Ankaraja e sheh atomizimin e Iranit, që e kishin shkatërruar lidhjen historike të Uashingtonit me Ankaranë.

Sot, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia pothuajse janë në muaj të mjaltit, ndërsa presidenti Barak Obama, dhe kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, i kanë krijuar ndoshta raportet më të mira ndërmjet presidentit amerikan dhe kryeministrit turk për dekada të tëra.

Ndryshimi i erërave politike në Lindjen e Mesme, i kanë sjellë Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara, më afër njëra-tjetrës, se sa që ishin prej mospajtimeve lidhur me luftën në Irak, në vitin 2003.

Në këtë kuadër, mediat turke patën raportuar se pas vdekjes së nënës së Erdoganit, muajin e kaluar, Obama ishte i pari në mesin e liderëve botërorë, që e thirri atë dhe të dy liderët “folën afro 45 minuta për ndjenjat e tyre”. Ky raport personal është themel i marrëdhënieve të reja amerikano-turke.

Por, është dashur kohë dhe punë e rëndë, që të arrihet në këtë pikë. Deri në vitin e kaluar, marrëdhëniet e Turqisë me Uashingtonin ishin të lëkundura: politika iraniane e Ankarasë po oscilonte, dhe shpeshherë i sfidonte përpjekjet e Uashingtonit për imponimin e sanksioneve të mbështetura ndërkombëtarisht ndaj Iranit.

Samiti i G 20 i mbajtur në nëntor në Francë.

Samiti i G 20 i mbajtur në nëntor në Francë.


Për shembull, në qershor të vitit 2010, Turqia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, votoi kundër propozimit për sanksione të sponsorizuara nga Shtetet e Bashkuara. Për afro dy muaj, dukej se kjo votë do t’i shkatërronte lidhjet amerikano-turke. Por, bashkëbisedimi direkt, që Obama e kishte me Erdoganin, në margjina të samitit të Grupit 20, në Toronto, në korrik të vitit 2010, ndryshoi çdo gjë.

Obama i tha Erdoganit se sa shqetësuese për të ishte vota e Turqisë në OKB. Së shpejti politika e Ankarasë për Iranin ndryshoi: Ankaraja e ndali mbrojtjen e Iranit dhe filloi të punojë me Uashingtonin.

Prej verës, raportet janë në përmirësim e sipër. Të dy liderët flasin shpesh, së paku disa herë gjatë një viti, dhe shpeshherë pajtohen në politikë. Këtu duhet të kihet parasysh konsensusi i tyre në Pranverën Arabe.

Deklaratat e Turqisë për kryengritjet në Lindjen e Mesme dhe në vendet e Afrikës Veriore, e shtynë Obamën që ta falënderojë Turqinë, vend i madh mysliman, anëtar i NATO-s, që në mënyrë unike e kënaq synimin e Obamës për gjetjen e aleatëve të fortë, që kanë popullatë shumicë myslimane dhe që janë të lumtura të punojnë me Shtetet e Bashkuara.

Pasi Ankaraja konkludoi se diktatorët, siç është Muamer Gadafi i Libisë, do të përmbysen, shpejt ose vonë, atëherë kur kundërshtohen nga masat, të dy vendet filluan t’i koordinojnë politikat e tyre për Pranverën Arabe.

Bashkëpunimi ishte veçanërisht i thellë ndaj Sirisë. Turqia ka dalë si kundërshtari rajonal kryesor i goditjes brutale të regjimit të Asadit kundër demonstruesve, që është gjë e mirë për Obamën, i cili është fokusuar në çështjet e brendshme para zgjedhjeve të vitit 2012.

Uashingtoni dhe Ankaraja shpresojnë për një “aterrim të butë” në Siri dhe përfundim të pushtetit të Bashar al-Asadit, pa zhytjen e vendit në kaos.

Por, në raportet ndërmjet Uashingtonit e Ankarasë, ende ka tensione, përfshirë edhe të ardhmen e raporteve turko-izraelite.

Por, kur një flotë e re lundroi nga Turqia për në Gaza, në fillim të nëntorit, Shtëpia e Bardhë kërkoi nga Ankaraja që të mos lejojë turq në anije, me qëllim që ta parandalojë përsëritjen e incidentit më 20 maj të vitit 2010, në të cilin nëntë turq, në anijen që lundronte për në Gaza, ishin vrarë nga izraelitët. Ankaraja u obligua dhe kriza u shmang.

Prandaj, derisa raportet Obama - Erdogan, e kanë ndërtuar një themel të ri për lidhjet Shtetet e Bashkuara - Turqi, të dy vendet do të ndërlidhen nga interesat e përbashkëta në Lindjen e Mesme, edhe pasi këta liderë të largohen nga zyra. (f. b.)
XS
SM
MD
LG