Ndërlidhjet

Putin mbron vendinmin e tij për më shumë vite në pushtet


Kryeministri rus, Vlladimir Putin, ka mbrojtur vendimin e tij për të kërkuar më shumë vite në pushtet, duke thënë se sistemi që ka zhvilluar nën udhëheqjen e tij që nga viti 2000 nuk është shteruar.

Putin, i bëri këto komente të premten në diskutime me një grup të analistëve rusë dhe perendimorë të politikës, i njohur si Klubi Valdai, në një tubim në Pozdniakovo, jashtë Moskës.

Analistët paraqitën një raport sipas të cilit metodat e Putinit për udhëheqjen e Rusisë duket se kanë arritur limitet e tyre dhe nuk mund të vazhdojnë përgjithmonë.

Putin, i cili ka paralajmëruar plane për t’u kthyer në presidencë në zgjedhjet e ardhshme, nuk është pajtuar më këtë raport. Ai ka thënë se sistemi ekzistues ka ndihmuar në përfundimin e luftimeve në Kaukazin Verior, në rritjen ekonomike, dhe rritje të të ardhurave personale dhe të pensionerëve.

Ai megjithatë thotë se ende ka hapësirë për zhvillim të mëtutjeshëm. Putin, që ishte president i Rusisë nga vitet 2000-2008, shtoi se sistemi politik rus nuk ishte perfekt, por që ai nuk njihte ndonjë sistem të qeverisjes në botë që mund të jetë perfekt.
XS
SM
MD
LG