Ndërlidhjet

Teheran: Rritet numri i viktimave në 27


Televizioni shtetëror i Iranit ka cituar zëdhënësin e Gardës Revolucionare të Iranit, Ramezan Sharif, të ketë thënë se numri i të vdekurve nga një shpërthim në bazën ushtarake sot ëshë rritur në 27 persona.

Shpërthimi ka goditur bazën në Bid Ganeh, afër qytetit të Malardit në Teheranin perëndimor, rreth 20 kilometra larg nga qendra.

Të gjitha viktimat thuhet të jenë pjestarë të Gardës. Ndërsa rreth 16 të tjerë raportohen të lënduar.

Nuk ka pasur raporte që kanë lidhur shpërthimin me ndonjë sulm të mundshëm, dhe autoritetet thuhet se po e trajtojnë si aksident.
XS
SM
MD
LG