Ndërlidhjet

Siria përjashtohet nga takimet e Ligës Arabe


Liga Arabe ka votuar për të pezulluar Sirinë nga të gjitha takimet derisa Damasku të zbatojë një marrëveshje për t'i dhënë fund shtypjes së përgjakshme kundër protestuesve anti-qeveritarë.

Liga njoftoi sot përmes një deklarate të lexuar nga kryeministri i Katarit, Hamad Bin Jasem al-Thani, se pezullimi do të fillojë të mërkurën. Në këtë deklaratë gjithashtu bëhet thirrje për tërheqjen e ambasadorëve arabë nga Damasku.

Al-Thani tha se 18 vendet ranë dakord për vendimit të sotëm, Libani, Jemeni dhe Siria votuan kundër tij ndërsa Iraku abstenoi.
XS
SM
MD
LG