Ndërlidhjet

Itali: Jepet aprovimi final për reformat


Ligjëvënësit italianë sot dhanë aprovimin e tyre final për një paketë të reformave ekonomike që kryeministri, Silvio Berluskoni, e ka vënë si kusht për dorëheqjen e tij, në mes të krizës globale të tregut.

Berluskoni pritet të shpallë dorëheqjen e tij në një mbledhje të kabinetit sot më vonë, e pastaj formalisht t’ia dorëzojë dorëheqjen e tij presidentit italian Xhiorxhio Napolitano.

Napolitano pastaj do të nominojë një kandidat në përpjekje të krijimit të një qeverie të re.
XS
SM
MD
LG