Ndërlidhjet

Nesër mbahen zgjedhjet në Osetinë e Jugut


Republika separatiste e Gjeorgjisë, Osetia e Jugut, do të mbajë zgjedhjet presidenciale të dielën.

Presidenti ekzistues, Eduard Kokoiti, është ndaluar nga kushtetuta e republikës për të kërkuar një mandat të tretë.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Osetisë së Jugut, Bella Plijeva, sot tha se 11 kandidatë janë në konkurrencë në këto zgjedhje.

“Ne kemi regjistruar 17 kandidatë, gjashtë prej tyre kanë tërhequr kandidaturat e tyre, njëmbëdhjetë kandidatura presidenciale janë lënë për votimet e nesërme”, ka thënë Plijeva.
XS
SM
MD
LG