Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Më shumë punë në zgjidhjen e krizës së borxheve


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se pavarësisht lëvizjeve për zgjidhjen e krizës së borxheve në Greqi dhe Itali, duhet të punohet më shumë në fuqizimin e Eurozonës dhe në zgjidhjen e problemit evropian.

Këto komente Obama i bëri në një samit për ekonominë të mbajtur në Havaj ku u shpreh pesimist për rritjen ekonomike në Evropë deri në zgjidhjen e krizës së borxheve.

Presidenti amerikan tha se zvogëlimi i rritjes ekonomike në Evropë “do të ketë një ndikim mbytës për tërë ekonominë globale”.

Duke folur për situatën e krijuar në Itali pas dorëheqjes së Berluskonit, Obama shfaqi shpresën që qeveritë e reja në Itali dhe Greqi do të jenë në gjendje të zbatojnë reforma strukturale dhe t’u garantojnë më shumë besim tregjeve.
XS
SM
MD
LG