Ndërlidhjet

logo-print

Osetia Jugore voton për president


Njerëzit në rajonin separatist të Gjeorgjisë-Osetinë Jugore po votojnë sot për liderin e tyre të ri, për të parën herë që kur Rusia njohi pavarësinë e këtij rajoni në vitin 2008.

Njëmbëdhjetë kandidatët po garojnë për votat e 70 mijë votuesve potencialë për presidentin e ri të vendit.

Moska zyrtare po mbështet ministrin për situata emergjente, Anatoli Bibilov, i cili ka premtuar se do të ndalë përvetësimin e fondeve për rindërtim pas luftës me Gjeorgjinë.

Kushdo që fiton në këto zgjedhje do të përballet me probleme të thella- përfshirë mungesën e njohjes së Osetsië Jugore në botë.
XS
SM
MD
LG