Ndërlidhjet

Bahreini arreston terroristët e dyshuar


Autoritetet në Bahrein arrestuan pesë njerëz të dyshuar për komplotin e sulmeve terroriste në këtë shtet.

Ministria e brendshme bëri të ditur se katër njerëz janë burgosur në Katar për t’iu dorëzuar më pas qeverisë bahreinase.

Personi i pestë u arrestua brenda territorit të Bahreinit.

Të gjithë të dyshuarit kanë pranuar planifikimin e sulmeve në ministrinë e brendshme, ambasadën e Arabisë Saudite dhe në një rrugë që lidh të dyja shtetet.

Më herët gjatë këtij viti, Monarkia sunite e Bahreinit shpërndau protestat pro-demorkatike me ndihmën e trupave të shteteve të arabe të rajonit të Gjirit-të udhëhequra nga Arabia Saudite.
XS
SM
MD
LG