Ndërlidhjet

Mianmari vazhdon lirimin e të burgosurve politikë


Mianmari njoftoi se, për të dytën herë brenda këtij muaji, është duke liruar të burgosurit.

Një zyrtar i lartë tha të dielën se në mesin e të amnistuarve janë edhe disa të burgosur politikë dhe se vendimi për lirimin e tyre do të zbatohet “së shpejti”.

Qeveria e re civile e Mianmarit ka liruar, deri më tani, 230 të burgosur politikë që nga muaji mars.

Shtetet perëndimore kanë mirëpritur këtë veprim duke e cilësuar atë një shenjë për relaksimin e kontrollit të ashpër të ushtarakëve të shtetit.

Sekretarja amerikane, Hilari Klinton, tha të premten se duket që Mianmari po bën “ndryshime të vërteta”.

Ajo tha se po qe se lirohen të gjithë të burgosurit politikë dhe po qe se zbatohen reformat e nevojshme, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të bëhen “partner” i këtij shteti.
XS
SM
MD
LG