Ndërlidhjet

logo-print

Brazili “pastrohet” nga bandat e drogave


Policia braziliane njoftoi se ka marrë kontrollin mbi lagjën më të varfër të kryeqytetit gjatë një operacioni me qëllim pastrimin e kësaj zone nga bandat e drogave.

Qindra pjesëtarë të policisë hynë në këtë lagje para agimit të së dielës.

Autoritetet thanë se nuk ka pasur të vrarë apo të lënduar dhe se nuk janë përdorur armët e zjarrit gjatë operacionit.

Qeveria synon t’i pastrojë pjesët e qytetit ku veprojnë bandat e drogave para Kampionatit Botëror të Futbollit të 2014-ës dhe para Lojërave Olimpike të 2016-ës, për të cilat nikoqir do të jetë Brazili.
XS
SM
MD
LG