Ndërlidhjet

Turqia tërheq familjet e diplomatëve të saj nga Siria


Turqia njoftoi se do të evakuojë familjet e diplomatëve të saj nga Siria, pasi që misionet e saj në këtë vend janë sulmuar nga mbështetësit e presidentit Bashar al-Asad.

Arabia Saudite gjithashtu dënoi një sulm në ambasadën e saj në Damask gjatë protestës së sotme ku u mblodhën mijëra njerëz në shenjë paknaqësie ndaj vendimit të Ligës Arabe, sipas të cilit Siria suspendohet nga takimet pasi ka dështuar t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve opozitarë.

Liga Arabe mori lëvdata dhe mbështetje ndërkombtare për këtë vendim.

Siria, ndërkaq, reagoi ndaj vendimit duke ftuar për një mbledhje emergjente të udhëheqsve të shteteve të Ligës për të diskutuar trazirat në vend, njoftoi televizioni shtetëror.

Raportohet se forcat e sigurisë kanë vrarë katër persona, të cilët kanë thirrur slogane kundër presidentit Bashar al-Asad, në protestën e sotme në qytetin Hama të organizuar nga autoritetet kundër vendimit të Ligës Arabe.
XS
SM
MD
LG