Ndërlidhjet

Apleon për thellim të bashkëpunimit Teheran-Bagdad


Gjenerali më i lartë i Irakut zhvilloi gjatë ditës një vizitë zyrtare në Iran dhe bëri thirrje për forcimin e raporteve ndërmjet Teheranit dhe Bagdadit.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, gjenerali Babak Zebari, i bëri këto komente gjatë një takimi me gjeneralin, Mohamad Pakpur-komandantin e forcave tokësore të Gardës Revolucionare.

Në faqën e internetit të kësaj force, Zebari citohet të ketë thënë se “Irani dhe Iraku janë dy shtete mike dhe fqinjë, të cilat duhet të kenë raporte të afërta”.

Vizita e paparalajmëruar erdhi në kohën e përgatitjeve të forcave amerikane për tërheqjen totale nga Iraku.

Plani për tërheqje pritet të zbatohet në tërësi deri në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG