Ndërlidhjet

Irani arreston të dyshuarit për spiunim


Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se dy shtetas të Kuvajtit janë arrestuar në rajonin Abadan-në veriperëndim të Iranit, me dyshimet për spiunim dhe hyrje ilegale në territorin e këtij shteti.

Televizioni Al-Alam citon një zyrtar lokal të Bahramit të ketë thënë se janë burgosur personat në fjalë.

Pa dhënë detaje të tjera, ai tha se çifti “është arrestuar dy ditë më parë kur ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Iran”.
XS
SM
MD
LG