Ndërlidhjet

Turqia dërgon notë proteste për zhvilimet në Siri


Turqia i bëri thirrje një diplomati sirian të protestojë për shkak të një nate të sulmeve mbi misionin e saj diplomatik në Damask dhe qytete të tjera, ndërsa përsëriti kërkesën për ndërprerjen e dhunshme të protestave nga regjimi i Sirisë.

Mbështetësit e presidentit, Bashar Al Asad, tentuan të shtunën të hyjnë dhunshëm në ambasadën turke në Damask dhe në konsulatat e shtetit në Alepo dhe Latakia si shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të Ligës Arabe për të pezulluar anëtarësimin e Sirisë në këtë mekanizëm.

Gjatë protestave u thyen edhe ambasadat e Arabisë Saudite dhe Katarit.

Turqia, edhe pse nuk është anëtare e Ligës Arabe, mirëpriti vendimin e ligës rreth Sirisë.

Një deklaratë e ministrisë së jashtme turke njofton se të ngarkuarit me punë të Sirisë i është dërguar një notë proteste rreth incidenteve në misionet diplomatike turke.

Ankaraja zyrtare kërkoi gjithashtu identifikimin e sulmuesve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG