Ndërlidhjet

Përpilohen planet për sanksione shtesë ndaj Sirisë


Një zyrtar i Thesarit Amerikan tha se sanksionet ekonomike ndaj Sirisë-bashkë me hapat e ngjashëm të shteteve në rajon, do të përshpejtojnë rrëzimin e regjimit të Bashar Al Asadit.

Ndihmëssekretari i Thesarit Amerikan, Deniell Glejza, njoftoi zyrtarët e qeverisë jordaneze dhe zyrtarët ekzekutiv të bankave për sanksionet amerikane dhe evropiane ndaj qeverisë së Asadit.

Sanksionet ishin zbatuar si mjet presioni për ndërprerjen e shtypjes së dhunshme të protestave nga regjimi i Asadit.

Një deklaratë e ambasadës amerikane në Jordani bëri të ditur që Glejza të ketë diskutuar tentimet e mundshme për kalimin e sanksioneve me përmes përdorimit të sektorit financiar të Jordanisë.

Megjithatë, deklarata nuk dha detaje për idetë e Shteteve të Bashkuara rreth mënyrave nëpërmjet të cilave mund të ndihmonte Jordania.

Glejzer mohoi të flas publikisht për këto plane.
XS
SM
MD
LG