Ndërlidhjet

Partia e Berluskonit mbështet Montin me kushte


Partia e qendrës së djathtë e kryeministrit në largim të Italisë, Silvio Berluskoni, shprehu gatishmërinë për t’ia ofruar mbështetjen një qeverie teknokratike të udhëhequr nga ish-Komisioneri Evropian, Mario Monti.

Sidoqoftë, sekretari i partisë, Anxhelino Alfano, njoftoi pas takimit me presidentin, Xhorxhio Napolitano, që pajtimi i partisë të kushtëzohet me përbërjen dhe programin politik që do të paralajmërohet nga qeveria.

Alfano tha se mandati i Montit duhej të bazohej në përkushtimin për reforma të dhëna nga Berluskoni dhe partnerët evropianë dhe se duhet të përjashtonte njerëzit që veprojnë kundër qeverinë e qendrës së djathtë.

Berluskoni dha dorëheqjen të shtunën mbrëma, ndërsa Monti pritet të emërohet në krye të ekzekutivit italian.
XS
SM
MD
LG