Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Më shumë se 20 të vrarë në aksident rrugor


Raportohet se më shumë se 20 persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor që përfshin një autobus dhe një furgon pasagjerësh, në jug të Pakistanit.

Përplasja është raportuar të ketë ndodhur të dielën vonë, rreth 100 kilometra në lindje të qytetit të Karaçit.

Një raport i agjencisë së lajmeve Reuters, ka vënë numrin e të vdekurve në 22, ndërsa Associated Press tha se të paktën 21 persona u vranë.

Pakistani ka disa prej rrugëve më vdekjeprurëse në botë, ku aksidentet janë të shpeshta për shkak të rrugëve me cilësi të dobët dhe ngarjes së pamatur.
XS
SM
MD
LG