Ndërlidhjet

logo-print

Obama: “Kina, Rusia dhe SHBA janë kundër armëve bërthamore”


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë të bashkuara në qëllimin që Irani mos të përdorë programin e vet bërthamor për të zhvilluar armë.

Obama, duke folur në përmbyllje të Samitit për Bashkpunim Ekonomik në Havai, ka thënë se zyrtarë nga administrata e tij do të konsultohen me Rusinë dhe Kinën, mbi mënyrën se si këto tri fuqi mund të bashkpunojnë për t’u siguruar që Irani nuk do ta përdorë energjinë bërthamore për të krijuar armë.

Presidenti amerikan, i cili ka zhvillar bisedime gjatë samitit me presidentin rus, Dimitri Medvedev dhe atë kinez, Hu Jinato, ka thënë se preferncë e tij është që të zgjidhet kjo çështje me dialog, por që nuk do të lejë “asnjë mundësi jashtë tryezës”.

Rusia dhe Kina i janë bashkuar më parë në SHBA-ve në mbështetjen e katër raundeve të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit lidhur me pasurimin e uraniumit të saj.
XS
SM
MD
LG