Ndërlidhjet

Irani: “Vendimi i Ligës Arabe për Sirinë - i padobishëm”


Irani ka thënë se vendimi i Ligës Arabe, për të suspenduar Sirinë ishte i padobishëm, në një kohë kur sipas tij, reformave të presidentit Bashar al-Asad duhet t’u jipet një rast.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Ramin Mehmanparast, citohet nga transmetuesi shtetëror IRIB, të ketë thënë se “lëshimi i deklaratës së Ligës Arabe ka ndodhur në mes përpjekjes së shteteve të huaja për të ndërhyrë në punët e brendshme të Sirisë”.

Irani është aleat i ngushtë me Sirinë dhe që të dyja këto vende përkrahin grupet militante Hamas dhe Hezbollah.
XS
SM
MD
LG