Ndërlidhjet

Osetia Jugore: Zgjedhjet do të shkojnë në balotazh


Zyrtarë në provincën separatiste të Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut, thonë se zgjedhjet presidenciale do të shkojnë në balotazh.

Komisioni Qendor Zgjedhor ka njoftuar se kandidati që po mbështetet nga Kremlini, Anatoli Bibilov, që është tash për tash ministër i emergjencave, dhe ish ministri i arsimit, Alla Dzhiojeva, të dy kanë fituar nga rreth 25 përqind të votave të dielen.

Balotazhi pritet të mbahet brenda dy javëve.

Osetia Jugore, është udhëhequr që prej vitit 2011 nga Eduard Kokoiti, i cili po largohet pas dy mandateve. Përveq Rusisë, janë të pakta vendet që e kanë njohur këtë rajon si të pavarur.
XS
SM
MD
LG