Ndërlidhjet

logo-print

Merkel: "Kriza kërkon udhëheqës për të ecur përpara"


Kancelarja gjermane, Angela Merkel thotë se Bashkimi Evropian duhet të forcohet për të tejkaluar krizën financiare, të cilën ajo e quan “ndoshta koha më e vështirë që nga lufta e dytë botërore”.

Angela Merkel u tha antarëve të partisë së saj konservative sot se kriza kërkon udhëheqës për të ecur përpara dhe depërtimi mund të arrihet “vetëm me më shume Evropë, jo me më pak”.

Ajo thotë se traktatet e BE-së duhet riorganizuar, duke i detyruar vendet që shkelin rregullat, për disiplinë fiskale për t'u përballur me sanksionet të ashpra dhe të menjëhershme, duke përfshirë edhe dërgimin e tyre në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Merkel thotë se kriza i bëri njerëzit të kuptojnë se problemet e çdo shteti brenda eurozonës 17-antarëshe janë edhe problemet e të gjithë anëtarëve të tjerë. Ajo ka thënë: "Përgjegjësia jonë nuk ndalet më në kufijtë e vendeve tona".
XS
SM
MD
LG