Ndërlidhjet

Bosnjë: Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin e ambasadës


Gjykata shtetërore e Bosnjës thotë se ka arrestuar një të dyshuar që ka ndihmuar sulmuesin e ambasadës amerikane në Sarajevë.

Gjykata njoftoi se Emrah Fojnica, 20 vjeçar, dyshohet për “akte kriminale terroriste” në sulmin e 28 tetorit, në të cilin Mevlid Jashareviq, një musliman 23 vjeçar nga Serbia fqinje, ka shtënë me armë zjarri në ambasadën amerikane, duke lënduar një oficer policie.

Autoritetet tashmë kanë arrestuar dy persona, Dino Pecenkoviqin dhe Munib Ahmetsphaiqin, të cilët thuhet se kanë ndihmuar Jashareviqin.

Policia e ka arrestuar Fojnicën, gjatë një kontrolli javën e kaluar në fshatin verior Gornja Maoka.
XS
SM
MD
LG