Ndërlidhjet

Forcat afgane vranë një vetvrasës me bombë


Afganistani ka njoftuar se forcat e sigurisë kanë vrarë një vetvrasës me bombë afër vendit ku po pritet të mbahet mbledhja tradicionale.

Ministria e brendshme njoftoi se njeriu i cili po mbante një qantë me eksplozivë u vra në afërsi të vendit ku do të mbahet asambleja tradicionale, përpara se ai të mund ta realizonte misionin e tij.

Talibanët në Afganistan kanë publikuar, të ashtuquajturat “plane të sigurisë” për këtë takim kombtar, por qeveria afgane ka hedhur poshtë pretendimet duke thënë se dokumentet ishin të rreme dhe se talibanët duan të frikësojnë afganët që do të marrin pjesë në këtë mbledhje tradicionale.
XS
SM
MD
LG