Ndërlidhjet

Qeveria e Maqedonisë në koordinim me Agjencinë për Investime të Huaja si dhe sektorin e ekonomisë për promovimin resurseve vendore si truall atraktiv për kapitalin e huaj, vazhdon fushatën intensive për tërheqjen e investitorëve të huaj në vend.

Nga ana tjetër ekspertët theksojnë se qeveria bën shpenzime të panevojshme të cilat nuk sjellin efekte pozitive, sepse dhe raporti i fundit i Bankës Botërore tregon qartë se Maqedonia zë vendin e fundit sa u përket investimeve për kokë banori.

Absolutisht puna e tyre është joefikase. E gjithë kjo strukturë e cila u ndërtua nga qeveria ka një kosto të lartë e cila financohet nga tatimi i të gjithë qytetarëve. Gjerë më tani, nga tri kompanitë e huaja të cilat funksionojnë në zonën e lirë ekonomike të Shkupit në Bunarxhik, asnjëra nga ato nuk tha se është efekt i promotorit".

Absolutisht puna e tyre është joefikase. E gjithë kjo strukturë e cila u ndërtua nga qeveria ka një kosto të lartë e cila financohet nga tatimi i të gjithë qytetarëve.
"Dhe ajo që është më e rëndësishmja për t`u theksuar, se pos këtyre tri kompanive që funksionojnë në Bunarxhik, Maqedonia mbetet syri i verbër në Ballkan, sa i përket investimeve të huaja”, thekson Visar Ademi, ekspert i ekonomisë.

Ndërkaq, Vanco Uzunov nga Qendra për Studime Ekonomike në Shkup, vlerëson se jo rrallë herë ofertat që prezantojnë promotorët e angazhuar në disa vende të botës përmes Agjencisë për Investime të Huaja, nuk përkojnë me realitetin.

Maqedonia ka probleme serioze me forcën punëtore, e cila është e pakualifikuar.

Pavarësisht angazhimit të promotorëve, nëse ju reklamoni një prodhim apo ofertë e cila nuk përkon me realitetin, gjithsesi nuk do të arrihen efekte pozitive".

"Kjo është edhe arsyeja pse, përkundër gjithë atij angazhimi të autoriteteve shtetërore për ta prezantuar si truall atraktiv, gjithnjë e më pak ka investitorë të huaj që vendosin të investojnë ën Maqedoni
”, thekson Vanco Uzuanov nga qendra për studime ekonomike në Shkup.

Nga ana tjetër, autoritete qeveritare vlerësojnë se zhvillimin e zonave ekonomike të lira, veçanërisht në Shkup, Tetovë dhe Manastir, mundësohen kushte të volitshme për investime nga vende të jashtme por gjithashtu nga ndërmarrjet vendase.

Madje, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski është shprehur optimist dhe pret që të realizohet pjesa më e madhe e investimeve të huaja të planifikuara për këtë vit.

Por optimizmi i qeverisë është i pabazë, thonë ekspertët.

Visar Ademi vlerëson se gjallërimi i zonave ekonomike është i pamundur, përderisa të njëjtat nuk kanë infrastrukturën e nevojshme.

Unë ndaj mendimin se shteti duhet të japë benificione më kualitative. Me këtë nënkuptoj investime në infrastrukturë, me atë që kompanitë e huaja, të cilat do të vendosin të investojnë në Maqedoni, produktet e tyre të mund t’i distribuojnë në vendin e konsumit, çoftë në Maqedoni, çoftë në eksport".

"Gjithashtu qeveria duhet të gjejë një modalitet për ritrajnimin e fuqisë punëtore me atë që kompanitë e huaja të kenë fuqi punëtore të gatshme e cila mund të integrohet në procesin e prodhimit
”, thotë Ademi.

Ndryshe autoritetet zyrtare nuk japin shifra konkrete se cila është vlera e saktë e investimeve të huaja që janë bërë në Maqedoni, duke theksuar vetëm faktin se hovi i ngadalësuar i investimeve ka të bëjë me krizën globale ekonomike.
XS
SM
MD
LG