Ndërlidhjet

BE: Shtyhet vendimi për sanksione kundër Iranit


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian sot kanë tërhequr vërejtjen për sanksione më të ashpra kundër Iranit, por thanë se do të presin deri në mbledhjen e ardhshme të tyre, më 1 dhjetor, për ndërmarrje eventuale të aksionit të mëtejshëm.

Javën e kaluar, në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore të OKB-së, u sugjerua fuqishëm se Irani ishte i angazhuar në zhvillimin e armatimit atomik.

Në kumtesën pas takimit të sotëm në Bruksel, ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së, thanë se ata “do të vazhdojnë t’i shqyrtojnë masat e reja të forcuara dhe do t’i kthehen çështjes në takimin e ardhshëm, duke pasur parasysh aksionet e Iranit”.

Para takimit të sotëm, ministri i jashtëm britanik, Uiliem Hejg dhe ministri i jashtëm i Holandës, Uri Rozental, thanë se aksioni ushtarak nuk duhet të përjashtohet.

Por, ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, Guido Vestervelle dhe Alen Zhype, u shprehën fuqishëm kundër opsionit ushtarak.
XS
SM
MD
LG