Ndërlidhjet

Eshton: Së shpejti vazhdimi i dialogut Prishtinë – Beograd


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, deklaroi sot në Bruksel, se pret “shumë shpejt” vazhdimin e dialogut Beograd – Prishtinë.

“Me të vërtetë shpresoj se rundi i ardhshëm i dialogut do të bëhet shumë shpejt”, tha Ketrin Eshton, në konferencën për gazetarë në Bruksel, gjatë mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së.

Ajo theksoi se për dialogun Beograd – Prishtinë dhe tensionet në veri të Kosovës, sot nuk ka biseduar me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.

Por, një zyrtar i afërt me shefen e politikës së jashtme dhe me veprimin e EULEKS-it në Kosovë, tha se “së paku, më tepër vende të BE-së konsiderojnë se është e paqëndrueshme që misioni i BE-së nuk mund të veprojë lirisht në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa Serbia dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”.
XS
SM
MD
LG