Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Tre personat e rrëmbyer në Jemen janë liruar


Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka njoftuar se tre francezë, punëtorë humanitarë, janë liruar, pasi ishin zënë peng në Jemen, për më tepër se pesë muaj.

Të rrëmbyerit, dy femra e një mashkull, ishin rrëmbyer më 28 maj në provincën Hadramout.

Kjo hapësirë është ndër rajonet ku rrjeti al-Kaida ishte aktiv.

Disa raporte më herët thonin se treshja franceze ishte rrëmbyer nga pjesëtart e al-Kaidës, të cilët kishin kërkuar miliona dollarë për lirimin e tyre.

Në kumtesën e presidentit francez, Nikolas Sarkozi, thuhet se “ai e ndante gëzimin” me familjet e punëtorëve humanitarë për lirinë e tyre, por nuk tregohej se ishte arritur lirimi.
XS
SM
MD
LG