Ndërlidhjet

logo-print

Siria nën presion ndërkombëtar për ta ndalur dhunën


Siria sot ishte nën një presion të ripërtrirë ndërkombëtar për ta ndalur goditjen e përgjakshme kundër protestave anti-qeveri, vetëm disa ditë pasi ishte suspenduar nga Liga Arabe.

Mbreti i Jordanisë, Abdullah, është sunduesi i parë arab, që kërkoi nga presidenti Bashar al-Asad, të tërhiqet, për shkak të valës së represionit qeveritar, që ka shkaktuar së paku 3500 vdekje, nga gjysma e muajit mars.

Në një intervistë për BBC, Mbreti Adbullah tha se “besoj se sikur të isha në këpucët e tij, do tërhiqesha”.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, në mbledhjen e sotme në Bruksel, janë pajtuar për imponimin e sanksioneve kundër 18 individëve sirianë lidhur me goditjen kundër protestuesve.

Tashmë, BE-ja ka ndërmarrë sanksione ndaj 56 individëve sirianë, duke i bllokuar pasuritë e tyre dhe duke e ndaluar udhëtimin e tyre në BE.

Poashtu, janë bllokuar edhe fondet e 18 kompanive dhe institucioneve të Sirisë.
XS
SM
MD
LG