Ndërlidhjet

PRS: Kërkohet ndjekje penale kundër Tadiqit dhe të tjerëve


Partia Radikale Serbe ka kërkuar sot nga Prokuroria republikane që ta inicoj procedurën penale kundër presidentit Boris Tadiq, kryeministrit Mirko Cvetkoviq, ministrit për Kosovën Goran Bogdanoviq, dhe shefit të ekipit negociator, Borisllav Stefanoviq, pasi janë në procesin e “njohjes së pavarësisë së Kosovës”.

Në konferencën e sotme për gazetarë në Kuvendin e Serbisë, deputeti nga kjo parti opozitare, Boris Aleksiq, ka theksuar se ata e kanë shkelur Kodin penal dhe se me marrëveshjet me Prishtinën e kanë rrezikuar tërësinë territoriale të Serbisë.

“Nuk e kemi të qartë se përse prokuroria nuk ka reaguar, pasi është e qartë se regjimi i Boris Tadiqit, është lëshuar në njohjen faktike të pavarësisë së Kosovës”, tha Aleksiq.
XS
SM
MD
LG