Ndërlidhjet

Londër: Në mbrojtje të Olimpiadës – raketat


Sekretari i mbrojtjes i Britanisë, Filip Hamond, tha sot se raketat tokë-ajër, mund të vendosen për t’i mbrojtur Lojërat Olimpike 2012 në Londër, nëse tregohet e domosdoshme.

Ai i tha parlamentit se nëse ushtria e rekomandon këtë, raketat mund të vendosen aty ku duhet.

Me gjasë mijëra ushtarë britanikë do të dërgohen në arenat olimpike, pasi një rishqyrtim për sigurinë e tyre, tregoi se autoritetet ndoshta duhet ta dyfishojnë numrin e rojtarëve në stadiume dhe terrenet e tjera sportive për Olimpiadë.

Siiguria për Lojërat Olimpike ishte bërë një çështje kritike dhe, në të shumtën e raste, e shtrenjtë, prej vrasjes së 11 sportistëve izraelitë dhe trajnerëve, në vitin 1972 në Lojërat Verore në Munih të Gjermanisë.

Lojërat Olimpike në Londër shihen si kërcënim i lartë potencial i sigurisë.
XS
SM
MD
LG