Ndërlidhjet

Vesterevelle: Intergiteti territorial i Kosovës nuk vihet në pyetje


Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, tha se për Gjermaninë, integriteti territorial i Kosovës nuk ka dyshim.

“Për ne integriteti territorial i Kosovës nuk vihet në pyetje”, tha Vestervelle, pas takimit të mbrëmshëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ai mëtutje theksoi se, rrjedhimisht, me rastin e vendimit për dhënien e statusit apo jo të vendit kandidat për Serbinë, “do ta shqyrtojmë edhe këtë çështje” dhe shtoi se “prej atyre që dëshirojnë të hyjnë në BE presim bashkëpunim, e jo konfrontim”.

Ministri Vestervelle mëtutje ka theksuar se edhe vendet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk e sjellin në pyetje integritetin territorial të Kosovës dhe se edhe ato vende pajtohen “se konfliktet nuk mund të zgjidhen me përleshje, por me bashkëpunim”.

“Unë kam qenë atje dhe e kam parë situatën”, tha ministri i jashtëm gjerman dhe shtoi se “dhunën nuk guxojnë ta mbështesin ata që dëshirojnë në BE”.

Sa i përketë Serbisë, Zoti Vestervelle ka theksuar se në mesin e kushteve për integrim në BE, janë edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me Kosovën.
XS
SM
MD
LG