Ndërlidhjet

Frankfurt: I plagosuri dëshmoi në procesin kundër Ukës


Pjesëtari i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Krishtof Shneider, 26 vjeçar, i ka treguar një gjykate gjermane, lidhur me plagosjet shkatërruese, që i kishte pësuar nga një ekstremist islamik në aeroportin e Frankfurtit dhe se si ai në zemërim kishte dëshiruar ta zinte personin e armatosur, përkundër faktit se ishte qëlluar në kokë.

Ushtari Shneider dëshmoi nëpërmjet video-lidhjes, nga një bazë ushtarake amerikane në Dakotën Veriore, në procesin kundër Arid Ukës, shqiptar nga Kosova, që jeton në Gjermani, i cili e ka pranuar sulmin ndaj ushtarëve amerikanë më 2 mars, derisa ata po prisnin të fluturonin për në Afganistan.

Uka ballafaqohet me akuza për vrasje dhe përpjekje për vrasje.

Policia gjermane tha se ai ishte radikalizuar duke lexuar dhe shikuar materiale islamiste në Internet dhe, siç ka thënë edhe vetë, ai ishte përpjekur t’i ndalte ushtarët amerikanë që të mos shkojnë në Afganistan.

Më 2 mars janë vrarë ushtarët Nikolas Ajden, 25 vjeçar, dhe Zahari Kudebak, 21 vjeçar nga Virxhinia, ndërsa Edgar Veguilla, poashtu, ishte plagosur.
XS
SM
MD
LG