Ndërlidhjet

SHBA: Presidenti sirian Asad i izoluar, duhet të tërhiqet


Shtetet e Bashkuara thonë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, është gjithnjë e më tepër i izoluar, e ka humbur legjitimitetin e tij për të udhëhequr dhe duhet të largohet nga zyra.

Kjo deklaratë e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Ernest, u bë mbrëmë vonë, pasi Mbreti i Jordanisë, Abdullah, u bë lideri i parë nga vendet arabe, që kërkoi nga Asadi që të tërhiqet, për shkak të goditjes së përgjakshme nga forcat e tij të sigurisë kundër demonstruesve anti-qeveri.

Kombet e Bashkuara thonë se më se 3500 vetë mendohet se janë vrarë në Siri, prej fillimit të protestave anti-qeveri në muajin mars.

Por, për këtë dhunë, regjimi në Siri i ka fajësuar bandat dhe militantët.
XS
SM
MD
LG