Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan. Nga sulmi i dyshuar ajror amerikan – 6 të vrarë


Zyrtarët e sigurisë thonë se nga sulmi i dyshuar raketor i aeroplanit pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, janë vrarë 6 militantë të dyshuar në rajonin Vaziristani Verior në Pakistan, afër kufirit me Afganistanin.

Raportohet se sulmi, para agimit të sotëm, e kishte në shënjestër një ndërtesë në Miranshah, që është qyteti kryesor në rajon, dhe ishin hedhur dy raketa.

Shtetet e Bashkuara shpeshherë ndërmarrin sulme me aeroplana pa ekuipazh, që për cak kanë militantët e dyshuar talibanë dhe ata të ndërlidhur me al-Kaidën, që fajësohen se po i shfrytëzojnë këto hapësira në Pakistan, për t’i sulmuar forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.
XS
SM
MD
LG