Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Nuk njihen votimet në Osetinë Jugore


Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë zgjedhjet presidenciale në rajonin separatist të Gjeorgjisë, Osetia Jugore.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, tha mbrëmë se “Shtetet e Bashkuara nuk e njohin legjitimitetin ose rezultatin e këtyre të ashtuquajturave zgjedhje presidenciale dhe referendum, që janë mbajtur në rajonin e Osetisë Jugore të Gjeorgjisë”.

Ai mëtutje ka përsëritur atë që e ka përshkruar si “mbështetje të fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial” të Gjeorgjisë nga ana e Uashingtonit, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.

Ai poashtu, i ka bërë thirrje Moskës, që t’i plotësoj obligimet e saj sipas marrëveshjes së armëpushimit, pas luftës së shkurtër ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë, lidhur me Osetinë Jugore, përfshirë edhe tërheqjen e forcave ruse në pozicionet e para konfliktit.

Rusia është njëra nga pak vendet, që e kanë njohur atë, që Moska e përshkruan si pavarësi të Osetisë Jugore, pas luftës së vitit 2008.
XS
SM
MD
LG