Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Raportohet se janë vrarë së paku 70 vetë


Veprimtarët opozitarë thonë se afro 70 vetë raportohet se janë vrarë në Siri, gjatë ditës së djeshme, derisa forcat e sigurisë e vazhduan goditjen e tyre ndaj protestuesve anti-qeveri.

Veprimtarët thonë se nga të vrarët, 34 ishin ushtarë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë së Sirisë, të vrarë në përleshjet me dezertorët e dyshuar ushtarakë, që i sulmuan automjetet e ushtrisë në pjesën jugore të Sirisë.

Kombet e Bashkuara thonë se më se 3500 vetë mendohet se janë vrarë në Siri, prej fillimit të protestave anti-qeveri në muajin mars.

Por, për këtë dhunë, regjimi në Siri i ka fajësuar bandat dhe militantët.
XS
SM
MD
LG