Ndërlidhjet

Afganistan: Mbështetja për talibanët ka shënuar rënie


Mbështetja për talibanët në mesin e afganëve e ka arritur pikën më të ulët në vitet e fundit, thotë një hulumtim, i cili pjesërisht është financuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Hulumtimi i Fondacionit Azia, me seli në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, i publikuar sot, thotë se numri i njerëzve që shprehen me simpati për qëllimet talibane, ka rënë në 29%, në krahasim me 40%, vitin e kaluar dhe 56%, në vitin 2009.

Poashtu, hulumtimi ka gjejtur se katër prej pesë të anketuarve i mbështesin përpjekjet për pajtim dhe reintegrim me kryengritësit.

46% kanë thënë se Afganistani po lëvizë në drejtim të duhur.

Por, për të parën herë, prej vitit 2004, kur ka filluar të bëhet ky hulumtim, një numër në rritje i të anketuarve tash mendon se Afganistani po lëvizë në drejtim të gabuar, pasi përqindja është rritur në 35 nga 27%, sa ishte vitin e kaluar.

Pasiguria është identifikuar si problemi më i madh në këtë vend, e pastaj përmenden korrupsioni, papunësia dhe varfëria.

Hulumtimi u bë me pjesëmarrjen e afro 6300 personave të rritur në periudhën korrik – gusht, në të 34 provincat e Afganistanit.
XS
SM
MD
LG