Ndërlidhjet

Bisedimet vazhdojnë javën e ardhshme


Serbia dhe Kosova mund të vazhdojnë negociatat për bashkëpunim praktik në javën e ardhshme, si përpjekje për t'i dhënë fund një ngecje që kërcënon aspiratat e Beogradit për të filluar bisedimet për antarsim në Bashkimin Evropian, i ka thënë një diplomat evropian agjencisë së lajmeve Reuters.

Bashkimi Evropian pritet të vendosë në dhjetor nëse Sebia do të fillojë me procesin për antarsim në BE. Por, vende të ndryshme e kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë fillimin e bisedimeve për antarsim pa pasur një zvoglim të tensioneve në mes Serbisë dhe Kosovës.

Bisedimet u ndërprenë në mes të vitit, duke shtuar kështu një valë të dhunës në pjesën veriore të Kosovës, ku jeton një pjesë e popullsisë serbe.

Diplomatë të Bashkimit Evropian kanë bërë përpjekje për ndërmjetsim dhe një raund i ri i bisedimeve po përgatitet.

"Bisedimet pritet të rinisin në fund të kësaj jave ose në fillim të tjetrës. Data e saktë ende nuk është konfirmuar”, ka thënë një diplomatë i BE-së në kushte anonimiteti.

Me fokus në çështjet teknike, bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit kanë për qëllim të përmirësojnë bashkpunimin në fushat si telekomunikacioni, kufijtë, tregtia, edukimi dhe antarësimi në institucionet ndërkombtare.
XS
SM
MD
LG