Ndërlidhjet

Vdes Ilia Zhitomirski


Autoritetet kanë njoftuar se Ilia Zhitomirski, 22 vjeçari bashkëthemelues i rrjetit social Diaspora, ka vdekur në Kaliforni gjatë fundjavës.

Mediat lokale kanë treguar se Zhitomirski mund të ketë bërë vetvrasje. Por, mjeku ligjor në San Francisko ka thënë se do të duhen disa javë për të saktësuar shkakun e vdekjes së 22 vjeçarit.

Zhitomirski së bashku me katër studentë amerikanë kanë themeluar rrjetin Diaspora vitin e kaluar, në përpjekje për të fituar fansat në këtë faqe që ngjason me rrjetin social Facebook.
XS
SM
MD
LG