Ndërlidhjet

Reformat drejt finalizimit


Ceremonia e nënshkrimit të Kushtetutës së Kosovës / arkiv
Ceremonia e nënshkrimit të Kushtetutës së Kosovës / arkiv
Përfaqësuesit e komisionit për amendamentimin e Kushtetutës dhe të komisionit për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, thonë se për rreth 8 muaj kanë identifikuar një numër të konsiderueshëm të çështjeve që do të ndryshojnë në këto dokumente.

Arsim Bajrami, kryetari i komisionit kushtetues, thotë se aktualisht komisioni është në fazën përfundimtare të ndryshimit të amamdamenteve kushtetuese.

Kemi edhe dy muaj punë, jemi në fazën e finalizimit të amandamenteve kushtetuese dhe të projektligjit për zgjedhjen e drejtpërdrejt të presidentit. Kemi një seri të konsultimeve me partitë parlamentare dhe jemi duke bërë përpjekje se si të sigurojmë një konsensus para se projekti të dërgohet në Parlament".
Kemi edhe dy muaj punë, jemi në fazën e finalizimit të amandamenteve kushtetuese dhe të projektligjit për zgjedhjen e drejtpërdrejt të presidentit.

Siç dihet, ndryshimet e Kushtetutës kërkojnë mbështetjen e dy të tretave të numrit të deputeteve dhe dy të tretat e pakicave. Ideja e komisionit është që në këtë fazë të kemi një konsensus sa me të gjerë, që ndryshimet kushtetuese të aprovohen më një konsensus maksimal”, tha Bajrami.

Ndryshe, versioni i parë i amandamentimit të Kushtetutës dhe ligjit për zgjedhjen e presidentit janë miratuar me konsensus të plotë nga ana e anëtarëve të komisionit, por disa çështje esenciale ende kanë mbetur të hapura dhe me disa alternativa.

Çështjet që janë diskutuar më së shumti dhe janë propozuar të futen në Kushtetutën e amandamentuar janë ato se kush mund të jetë president, kush mund ta propozojë një kandidat për president, mandati i presidentit, zëvendësimi i presidentit, betimi, dorëheqja dhe shkarkimi i presidentit.

Arsim Bajrami ka deklaruar se komisioni, në bashkëpunim me përfaqësuesit e shoqërisë civile ka implementuar dhe ka organizuar konsultime të drejtpërdrejta me qytetarët në tërë Kosovën, për të dëgjuar vërejtjet, komentet dhe sugjerimet e tyre.

Kuvendi i Kosovës, me 7 prill miratoi një rezolutë në bazë të së cilës u themelua komisioni për amandamentimin e Kushtetutës.

Mandati legal i komisionit për amendamentimin e Kushtetutës e detyron atë që brenda nëntë muajve t’i ndryshojë nenet e caktuara të Kushtetutës, për të mundësuar që presidenti i Kosovës të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë.

Zoti Bajrami thotë se komisioni me kohë do të përfundojë punët.

Arsim Bajrami
Arsim Bajrami

Gjithsesi ne do të përfundojmë punën brenda afatit, simbolikisht edhe para afatit për të treguar funksionalitetin e punës. Në komision ka një unitet të plotë, edhe pse përbëhet nga përfaqësues të partive politike, kemi ndërtuar një konsensus”, deklaroi Bajrami.

Kurse për ndryshimin e legjislacionit për zgjedhjet, përkatësisht Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës, është përgjegjës komisioni për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Haki Demolli, kryetari i këtij komisioni, thotë se është duke u punuar vazhdimisht në drejtim të reformave zgjedhore.

Sipas tij deri më tash janë aprovuar rekomandimet lidhur me listën e votuesve, votimin me kusht, votimet jashtë Kosovës, si dhe për vëzhguesit e procesit zgjedhor.

Mund të themi se jemi në mesin e debatimit të problemeve të identifikuara. Gjatë kësaj jave, kemi caktuar një takim të radhës së grupit punues zgjedhor".

"Ne mendojmë që çështjen e debatimit ta përfundojmë gjatë muajit dhjetor, kurse gjatë muajit janar e deri në mars do të jetë faza e draftimit të rekomandimeve të aprovuara në formë të dispozitave ligjore nga ana e grupit draftues
”, tha Demolli.

Për dallim nga komisioni për amandamentimin e Kushtetutës, ky komision, për ndryshimin e Ligjit zgjedhor ka në dispozicion 12 muaj.

Ndryshe, drejtuesit e këtij komisioni kanë thënë se faza e fundit tremujore e punës së komisionit do të shërbejë për harmonizimin e ndryshimeve me ato që do t’i bëjë komisioni për amendamentimin e Kushtetutës.

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me procesin e reformave zgjedhore dhe atyre kushtetuese në Kosovë.

Krenar Gashi, analist politikash, konsideron se i gjithë procesi rreth ndryshimeve kushtetues ka nisur në mënyrë jo të duhur.

Gjithë puna e amandamentimit të Kushtetutës disi ka nisur në mënyrë të mbrapsht, meqë komisioni nuk është mandatuar për ta amandamentuar apo për ta ndryshuar nenin 84 të Kushtetutës, i cili flet për kompetencat dhe fuqitë e presidentit të Republikës”.

Krenar Gashi
Krenar Gashi

Në fakt, ky komision vetëm ka amandamentuar mënyrën se si zgjidhet presidenti, duke e hequr votimin në Kuvend dhe duke e zëvendësuar atë më një votim të drejtpërdrejt nga qytetari. Ky ka qenë problemi më i madh”, tha Gashi.

Ndërkaq, sa i takon çështjes se ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet, Krenar Gashi thotë se partitë politike asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje të marrin vendime të prera rreth ndryshimeve.

Një problem i vazhdueshëm në komisionin për amandamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë ka qenë fakti që partitë politike kanë hezituar të marrin qëndrime të prera”.

Kjo e ka bërë të pamundur rolin e shoqërisë civile si avokues për ndryshime të mirëfillta. Megjithëse, nuk është ditur asnjëherë se cila parti çka konkretisht preferon për çështjet që janë diskutuar në grupin punues të këtij komisioni”, tha Gashi.

Qëllimi kryesor i reformave është që presidenti në të ardhmen të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, kurse për zgjedhjet parlamentare - nga një zonë, të ketë më shumë zona.

Formimi i këtyre komisioneve është rezultat i marrëveshjes Thaçi - Mustafa - Pacolli, me të cilën jo vetëm se ishte tejkaluar problemi i zgjidhjes së presidentit, por ishte arritur edhe pajtimi për disa ndryshime kushtetuese dhe reforma zgjedhore.

XS
SM
MD
LG