Ndërlidhjet

Azerbaixhan: Policia arreston protestuesit


Opozita në Azerbaixhan thotë se policët në kryeqytetin Baku, kanë rrahur dhe arrestuar dhjetra aktivistë të rinjë të cilët po kërkonin të drejtën e tubimit dhe lirimin e të burgosurve politikë.

Udhëheqësi i opozitës nga partia Musavat, Isa Gambas, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se policia ka arrestuar rreth 10 aktivistë jashtë zyrës së kryetarit të Bakusë.

Të mërkuren, pritet të lëshohet një raport nga Amnesty International, rreth të drejtës për t’u shprehur dhe të drejtave qytetare në Azerbaixhan.
XS
SM
MD
LG