Ndërlidhjet

logo-print

Siria liron mbi 1000 të burgosur


Siria ka liruar nga burgu më shumë se 1000 të burgosur, të cilët kanë qenë të përfshirë në protestat anti-regjimit, ka njoftuar agjencia e lajmeve AFP.

“1180 të burgosur që kanë qenë të përfshirë në incidentet në Siri dhe të cilët nuk i kanë pasur duart e përlyera me gjak janë liruar sot”, citon AFP televizionin shtetëror të Sirisë.

Lirimi i të burgosurve është njëra nga pikat e planit të Ligës Arabe që është aprovuar nga Siria më herët gjatë muajit, me qëllim që t’i jipet fund krizës në këtë vend, duke përfshirë edhe ndaljen e presionit ndaj protestuesve.
XS
SM
MD
LG